KONCEPT-KARTAT

E “NIXEDONIA”-s

Cili është historiku i koncept-kartave të “Nixedonia”-s?

Në vitin 2022, ndërkohë që po kërkonte të gjente materiale marketingu dhe shitjesh në fushën e shërbimeve juridike për të ndihmuar avokatët të rrisnin të ardhurat e tyre, John McVeigh-u, themelues dhe kryetrajner i “Nixedonia”-s, vuri re se konceptet kyçe të këtyre librave, dhe në fakt ato të të gjitha seancave të trajnimit që kishte realizuar vetë më përpara, ishin të pakta në numër. Një libër i mirë mund të mos ketë më shumë sesa 6 ose 7 koncepte, të cilët janë aq pak, saqë mund të shkruheshin në një kartolinë. Prandaj, atij i lindi ideja të hiqte qafe të gjitha gjërat e panevojshme në shkrim dhe të krijonte një burim që përmban vetëm konceptet kyçe. Kjo do të thotë që avokatët që janë të zënë me punë dhe që nuk kanë kohë, mund t’iu shkojnë çështjeve drejt e në thelb, duke shpenzuar sasinë minimale të kohës.

Në vend që t’i linte këto koncepte të vyera në faqet e teksteve ose në libra, të cilët i lexojnë fare pak avokatë meqenëse këta janë gjithmonë të zënë me punë dhe nuk kanë kohë, ajo që bëri John-i ishte që këto koncepte kyçe t’i shkruante në karta të vogla, të cilat mund të lexohen në çast. Më pas, duke u mbështetur në përvojën e fituar nga takimet me mbi 500 studio ligjore në mbi 70 vende të botës, John-i zgjodhi konceptet më të dobishme të cilat i mori nga libra të ndryshëm, materialet që kishte përgatitur vetë dhe nga vendimet gjyqësore të ndryshme që kishte shfletuar dhe që i ishin dukur të dobishme.

Çfarë janë

koncept-kartat

e “Nixedonia”-s?

Si duhet t’i përdor koncept-kartat e “Nixedonia”-s?

Kartat mund t’i lexoni ose pa ndonjë renditje të caktuar ose sipas temave. Në fillim, duhet të shihni anën e kartës ku paraqitet diagrami pamor; më pas lexoni anën e pasme dhe në fund kthejeni kartën në paketën e kartave të tjera. Avokati i lexon kartat në këtë mënyrë derisa të lexojë të gjithë paketën e kartave. Më pas, avokati do të përpiqet të kujtojë, duke parë vetëm diagramin pamor, se cili është koncepti që ndërlidhet me atë diagram. Nëse arrin të lidhë diagramin me konceptin, avokati duhet ta kthejë kartën në paketën e kartave. Nëse jo, atëherë duhet ta vendosë në një grup të veçuar kartash. Në thelb, ne synojmë që përmes lojës dhe përsëritjes, të arrijmë në një fazë ku diagrami pamor dhe koncepti që përshkruhet në anën e pasme të kartës, t’i mundësojë përdoruesit të kujtojë konceptin.

Si mund të më ndihmojnë mua, si avokat, koncept-kartat e “Nixedonia”-s?

Së pari, këto karta do t’ju kursejnë shumë kohë, të cilën do ta shpenzonit ose duke lexuar libra për shitjet dhe marketingun e shërbimeve juridike, ose duke marrë pjesë në trajnime të ngjashme. Në vend që të humbni kohë duke u marrë me “ujëra”, ju do t’i mësoni konceptet kyçe aty për aty dhe do të mund t’i zbatoni ato në praktikë pa humbur kohë. Së dyti, duke i zbatuar në mënyrë sistematike konceptet më praktike, ju do të rrisni të ardhurat tuaja nga profesioni. Zbatimi i një koncepti të vetëm mund t’ju sjellë një rritje të konsiderueshme të faturës për orë pune. Dhe së treti, kartat do t’ju hapin sytë ndaj disa prej qasjeve të reja në marketingun dhe shitjet e shërbimeve juridike, dhe do t’ju nxisin entuziazmin dhe kuriozitetin për t’i zbatuar këto koncepte në praktikë. Pra, avokati do të arrijë më shumë sukses brenda një kohë shumë më të shkurtër duke luajtur me koncept-kartat e “Nixedonia”-s sesa duke lexuar cilindo libër apo duke ndjekur cilindo trajnim.