ÇFARË ËSHTË “NIXEDONIA”?

Pasi bashkëpunoi për tetë vjet me studion ligjore ndërkombëtare “DLA Piper”, me seli në Rusi, John McVeigh-u, drejtor i përgjithshëm dhe kryetrajner i “Nixedonia”-s, themeloi zyrën e parë të “Nixedonia”-s në Shën Petersburg, në vitin 2015, e cila ka si qëllim kryesor të ndihmojë studiot kryesore ligjore të kenë sukses më të madh komercial. John-i kishte vënë re se ndonëse avokatët dhe partnerët në studiot më të fuqishme ligjore kishin shprehi të shkëlqyera juridike, të paktë ishin ata që ishin trajnuar për marketing dhe shitje të shërbimeve juridike. Pjesa dërmuese e tyre nuk kishin kurrfarë trajnimi formal në fushën komerciale. Në këtë mënyrë, “Nixedonia” i ndihmon studiot ligjore të rrisin të ardhurat duke iu afruar atyre dy shërbime kryesore: trajnime “ballë për ballë” në grupe dhe konsultime për zhvillimin e biznesit.

Në fillim, “Nixedonia” punonte me studiot ligjore në Rusi dhe vendet Baltike (2015), pastaj në Evropën Lindore (2016) dhe më pas në Ballkan (2017).

Më pas, në vitin 2017, “Nixedonia” hapi zyrën e dytë në Kishinau të Moldavisë, që shërben si bazë për zhvillimin e operacioneve afariste në Evropën Juglindore. Më pas, në vitin 2022, “Nixedonia” i shtriu aktivitetet e saj në Evropën Perëndimore dhe në të njëjtin vit, pasi zhvendosi zyrën qendrore në Skoci, hapi zyrën e tretë në Edinburg. Në këtë mënyrë, “Nixedonia” u bë subjekt juridik skocez. Krahas studiove ligjore evropiane, “Nixedonia” ka punuar edhe me disa studio ligjore në Azi (Singapor, Seul, Hanoi, Bangkok), Lindje të Mesme (Tel Aviv, Kajro) dhe Afrikë (Lusaka, Akra). Pavarësisht juridiksionit, nevoja për përmirësimin e shprehive komerciale për rritjen e të ardhurave nga faturat është mjaft e lartë, ndërkohë që rritja e të ardhurave të studiove ligjore brenda pak muajve pas trajnimeve dhe konsultimeve të ofruara nga “Nixedonia”, e kanë justifikuar më së miri investimin e kryer në këto trajnime ose konsultime.

Që prej vitit 2022, nga asistenca e “Nixedonia”-s kanë përfituar më shumë sesa 500 studio ligjore në mbi 70 vende të botës.

ZYRAT E “NIXEDONIA”-s:

VENDNDODHJET
E KLIENTËVE

KLIENTËT E “NIXEDONIA”-s JANË NJË GRUP I PËRZGJEDHUR DHE SPECIFIK I OFRUESVE TË SHËRBIMEVE JURIDIKE PREMIUM, TË CILËT KANË KËTO KARAKTERISTIKA TË PËRBASHKËTA

  • Studiot ligjore, të cilave iu shërben “Nixedonia”, janë të klasit të parë dhe ndër më të mirat në shërbimet që ofrojnë. Arritjet e tyre njihen edhe nga vlerësimet që bëjnë institucione të tilla si: IFLR-ja (Revista e së Drejtës Financiare Ndërkombëtare), “Legal 500”, ose “Chambers & Partners”.
  • Pozicionimi në treg i studiove ligjore, të cilave iu shërben “Nixedonia”, është “premium”, në aspektin e çmimeve dhe cilësisë së shërbimeve. Shpeshherë, këto studio janë lidere në tregjet e tyre dhe kanë vite të tëra përvojë të suksesshme.
  • Partnerët menaxhues të studiove juridike, të cilave iu shërben “Nixedonia”, besojnë në ekipet e tyre dhe janë të gatshëm të investojnë për aftësimin dhe zhvillimin e tyre profesional, për të mundësuar zhvillimin e plotë të potencialeve të tyre.
  • Në studiot ligjore, të cilave iu shërben “Nixedonia”, ekziston kultura e hapjes, tolerancës, modestisë dhe besimit se ato kanë mundësi ta kontrollojnë të ardhmen e tyre. Këto janë studio që duan të përparojnë dhe janë të hapura ndaj ideve të reja dhe risive.
  • Studiot ligjore, të cilave iu shërben “Nixedonia”, janë transparente, kanë një reputacion të përkryer dhe punojnë me ndershmëri dhe kujdes të madh për klientët e tyre, në përputhje me standardet më të larta etike.
  • Studiot ligjore, të cilave iu shërben “Nixedonia”, e kuptojnë se brendi i mirë dhe marketingu të vetme nuk garantojnë sukses dhe se ekziston nevoja për shitje proaktive me qëllim maksimizimin e vlerave për klientët (sidomos në rastet kur tkurret ekonomia e vendit ku ato veprojnë).

SI MUND TA NDIHMOJË
“NIXEDONIA” STUDION
TUAJ LIGJORE?

TRAJNIME PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT

Veprimtaria thelbësore e “Nixedonia”-s është të ndihmojë studiot ligjore të bëhen edhe më të suksesshme në aspektin komercial, përmes trajnimit të partnerëve dhe avokatëve të tyre në fushën e zhvillimit të biznesit. Në përgjithësi, kjo asistencë jepet në formën e një seancë mujore ose tremujore trajnimi, e cila përqendrohet vetëm në një fushë të zhvillimit të biznesit. Seanca standarde zgjat tri orë, ndërsa grupet zakonisht përbëhen nga 10 deri në 20 persona (është e mundur të ketë grupe më të mëdha ose më të vogla).

Në përgjithësi, ofrojmë seanca të ndryshme trajnimi të cilat variojnë nga fillestare (të përshtatshme për avokatët e rinj), në mesatare dhe të përparuara (të përshtatshme sidomos për partnerët/ortakët).

Për të mësuar më shumë për secilin lloj të seancave, klikoni në lidhjet e mëposhtme.

TRAJNIME PËR SHPREHITË E BIZNESIT

Krahas trajnimeve të avokatëve në fushën e zhvillimit të biznesit, “Nixedonia” i ndihmon punonjësit e studiove ligjore, qofshin punonjës që sjellin të ardhura apo personel mbështetës, me trajnime të përgjithshme për shprehitë e biznesit në fushat e mëposhtme.

Njëlloj si në rastin e trajnimeve për zhvillimin e biznesit, edhe këto seanca zgjasin me nga tri orë secila.

Nëse jeni të interesuar për këto seanca, mos hezitoni të na kontaktoni për më shumë hollësi.

SEANCA PRAKTIKE

Këto seanca janë shumë të ngjashme me seancat e trajnimit të përgjithshëm për zhvillimin e biznesit. Megjithatë, në këto seanca nuk paraqesim materiale të reja, por bashkë me avokatët ose partnerët kryejmë aktivitete për zhvillimin e biznesit, duke marrë për bazë seancën e mëparshme standarde të trajnimit. Në seancat standarde të trajnimit prezantohen aspektet teorike, ndërsa në seancat praktike të zhvillimit të biznesit kryhen aktivitete për zbatimin praktik të teorive të mësuara më përpara.

COACHING 1 – 2 – 1

Në këtë rast, partnerëve ose avokatëve të vjetër u ofrohen trajnime ballë për ballë, duke përdorur të gjitha burimet për zhvillimin e biznesit. Ky shërbim është “premium”, por u mundëson individëve të ndjekin një qasje të përshtatshme në raport me përmirësimin e shprehive për zhvillimin e biznesit. Si rregull, trajnimet “ballë për ballë” japin rezultate më të shpejta sesa trajnimet në grup.

SHKRIM LIGJOR

“Shkrimi ligjor” është një cikël seancash në të cilat trajtohen aspektet e stilit, prezantimi, gramatika, gabimet e zakonshme dhe pikësimi, posaçërisht për avokatët. Ky cikël seancash është unik dhe është i përgatitur nga “Nixedonia”, duke u mbështetur në punën e bërë në vitin 2016, ku u hartuan 36 rregulla të shkrimit, të cilat mbulonin aspektet më të zakonshme ku mund të përmirësohen avokatët.

HAPAT E RADHËS DREJT SUKSESIT TUAJ...

Për të shqyrtuar nëse studioja juaj ligjore kualifikohet për të marrë asistencën e “Nixedonia”-s, ju lutemi t’i dërgoni një imejl John-it (Xhonit) në adresën: jjmcveigh@nixedonia.com. Nëse nuk ka konflikt interesi dhe nëse studioja juaj ligjore i përmbush kriteret për t’u përzgjedhur, atëherë mund t’ju ofrojmë një seancë provë ose një takim ballë për ballë në zyrën tuaj, për të diskutuar për asistencën në të ardhmen.

+372 820 24 678

DISA MATERIALET E PAJTUESHME

New Client Hunting
Sales Networking
Pitching
Consultative Selling
Active Referrals
L2L Marketing
Cross Selling
Sales Writing